JiL.al - Jeto i Lumtur

15-vjeçari pa patentë humb kontrollin e mjetit në Korçë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

KORÇË-Një aksident ka ndodhur në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ku një 15-vjeçar duke drejtuar mjetin pa patentë, ka humbur kontrollin e saj dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është lënduar pasagjeri, një 13-vjeçar, i cili ndodhet në spital.

Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 15-vjeçarit, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital. Gjithashtu, policia ka arrestuar, A. Sh., 18 vjeç, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe T. N., 40 vjeç, pasi në lagjen nr. 10, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.”

Scroll to Top