16 vjeçarja suedeze me vëllezërit, joshin në pyll taksistin

Jil
Jil
2 Min Read

Një vajzë 16 vjecare në Suedi akuzohet se ka joshur një taksist në një zonë të izoluar pyjore ku më pas e ka vrarë, si hakmarrje për përdhunimin që i kishte bërë kur ishte 14 vjeçe.about:blank

Ajo dhe katër vëllezërit e saj nga 16 deri në 18 vjeç kanë dalë në gjyq për vrasjen e taksistit 26-vjeçar.

Vëllezërit e vajzës mohojnë akuzat ndërsa vetë vajza pranon se ka joshur në vendin e izoluar për ta rrahuar burrin që e kishte përdhunuar dy vjet më parë.

Prokurorët e Uppsala thanë se motivi kryesor i vrasjes ishte hakmarrja pasi denoncimi përdhunimit në shkurt të vitit të kaluar nuk ishte ndjekur nga policia.

Vajza i kishte shkruar një mesazh taksistit, duke i kërkuar të vinte për të pirë diçka në një parking pranë parkut natyror Hjälstaviken në juglindje të Suedisë në mars.about:blank

Autoritetet nuk kanë emëruar viktimën por mediat vendase thonin se ishte me origjinë emigrante.

Por pasi dyshja ishin takuar, vëllezërit e saj akuzohen se e kanë mbytur me një litar që kishin marrë me vete, shkruan rrjeti vendas Fria Tider.about:blank

Pas zhdukjes trupi i taksistit ishte gjetur vetëm disa javë më vonë i fshehur në dëborë.

Policia tha se kishte gjetur gjurmë të të akuzuarve në makinën e viktimës dhe se kishin transferuar para nga llogaria e tij.about:blank

Vëllezërit e vajzës raportohet se i kishin thënë disa miqve se “do të vrisnin një përdhunues”, dhe më pas i njoftuan ata se ‘e kishin kryer’.

Andreas Pallinder, kreu i hetimit në Uppsala pranonte se policia duhet ta kishte marrë më seriozisht denoncimin e përdhunimit nga e reja.about:blank

Ebru Tok, avokati i familjarëve të viktimës tha se “familja është në dhimbje të madhe dhe e shokuar nga situata unike e ngjarjes dhe e akuzave”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *