I riu aksidenton me makinë tre 17-vjeçarë në Tiranë

Editor
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotmë në Tiranë, ku 3 adoleshentë janë përplasur nga një makinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mullet, ku një 24-vjeçar, duke drejtuar makinën e tij ka aksidentuar 3 të mitur, të moshës 17-vjeçare. Adoleshentët janë dërguar në spital, teksa gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

‘Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, citon policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *