17-vjeçari shqiptar vret me plumb në kokë një burrë

Editor
2 Min Read

Një 17-vjeçar shqiptar është dorëzuar në polici pasi kishte vrarë më plumb në kokë një burrë në zonën e Kaltenkirchen në Gjermani.about:blank

Mediat gjermane raportojnë se 17-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka mbërritur në stacionin e policisë bashkë më avokatin e tij, për të rrëfyer krimin.

Shqiptari i çoi oficerët e policisë në orën 2:41 të mëngjesit të së shtunës, më 25 nëntor, pranë zonës ku kishte kryer krimin, ku dhe ishte trupi i viktimës, i ekzekutuar me një plumb në kokë, në një zonë të vogël pyjore pranë një banje termale.

I riu doli para një gjyqtari të dielën më 26 nëntor, ku nuk ka dhënë asnjë detaj mbi krimin dhe motivet që e çuan në këtë akt.

Autoritetet kanë ngritur dyshimet se si është ekzekutuar burri në një zonë pranë banjave termale, ndërsa njerëzit pushonin, ndërsa mësohet se ditën e ngjarjes kjo zonë u mbyll në orën 22:30. Policia ka nisur hetimet ndërkohë, për të zbuluar se sa kohë qëndronte aty i vdekuri ende i paidentifikuar.

Mjekët ligjorë besojnë se ai u qëllua mes të martës dhe të premtes. Gjithashtu është e paqartë nëse vendi ku është gjetur është edhe vendi i krimit. Me sa duket ka të dhëna se i panjohuri mund të jetë vrarë në zonën e qendrës së qytetit dhe më pas është dërguar aty.about:blank

Mediat raportojnë se i vdekuri dhe 17-vjeçari shqiptar ndoshta kanë pasur një mosmarrëveshje për pazaret e drogës. Deri më tani, shqiptari, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani, thuhet se ka qenë person pa precedent të mëparshëm penal.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *