18 -vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

Editor
1 Min Read

Një plagosje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës. Dy të rinj janë zënë me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Si pasojë, njëri prej tyre Xhovani Perlesi, 21 vjeç ka plagosur me kaçavidë 18-vjeçarin Rafaelo Lleshi. Ky i fundit ndodhet aktualisht për ndihmë të specializuar në QSUT. Ndërsa 21-vjeçari është vënë në prangat e policisë së Lezhës.

Lezhë/ U konfliktuan për motive të dobëta në qytetin e Lezhës dhe plagosi rëndë me mjet prerës 18 vjeçarin, vihet në pranga 21 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. P, 21 vjeç, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë “.

21 vjeçari, ditën e sotme, në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezh?s, ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin R.Ll, 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore .

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *