Tronditëse! Shkoi për piknik me shokët, 19-vjeçari bie nga shkëmbi

Editor
1 Min Read

Një 19-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga një shkëmb.about:blank

19-vjeçari i identifikuar me inicialet K.B., kishte shkuar për piknik së bashku me tre shokët e tij të identifikuar me inicialet A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

Gjatë kohës që i riu së bashku shokët e tij kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, 19-vjeçari është rrëzuar nga një shkëmb dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Njoftimi i policisë:

Dibër/informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B. Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *