2 Ton sjell këngën “Natën” – pjesë e albumit të ri “Aura”

Jil
Jil
1 Min Read

Projekti muzikor vjen pas një periudhe pune intensive në studio dhe synon të sjellë një dimension të freskët artistik për reperin dhe publikun e tij.

Kënga “Natën” sjell një atmosferë introspektive dhe melodike, e cila bie në sy që nga dëgjimi i parë. Vija melodike është realizuar nga vetë artisti, duke reflektuar qartësisht stilin dhe identitetin e tij muzikor, ndërsa producimi mban firmën e Dedolokos.Bashkimi i tyre ka sjellë një tingull të rafinuar që përputhet me tonin emocional të këngës.

Albumi “Aura” përmban gjithsej 10 këngë, dhe përfaqëson një projekt konceptual që trajton tema personale, emocionale dhe shoqërore, përmes rrëfimeve të sinqerta dhe tingujve bashkëkohorë.Përmes këtij albumi, reperi nga Ferizaj dëshmon pjekurinë e tij artistike dhe përkushtimin ndaj muzikës si formë e shprehjes së ndjenjave dhe përvojave personale.

Publiku tashmë mund ta dëgjojë këngën “Natën” në të gjitha platformat muzikore digjitale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania