JiL.al - Jeto i Lumtur

20-vjeçarja helmon për vdekje vajzën 18-muajshe, dyshohet se…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zbulimi i lajmit se një 20-vjeçare vrau një vajzë 18-muajshe ka shkaktuar tmerr në SHBA. Siç tregojnë mediat, Aleisia Owens nga Pensilvania akuzohet se ka helmuar për vdekje vajzën 18-muajshe të të dashurit të saj duke e ushqyer me bateri, vida dhe açeton.about:blank

“E pandehura kishte hulumtuar efektet e dëmshme që këto sende mund të kishin tek një fëmijë përpara vrasjes,” tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Pensilvanisë: “Detajet e këtij rasti janë të tmerrshme.”

Sipas raportimeve të 25 qershorit, çifti thirri një ambulancë kur gjetën 18-muajshen pa ndjenja. Vajza u dërgua në spital ku vdiq katër ditë më vonë. Një autopsi e kryer tregoi se fëmija vdiq nga helmimi me açeton që shkaktoi dështim të organeve.

Pas hetimeve, autoritetet konstatuan se 20-vjeçarja nëpërmjet celularit kërkonte në internet informacione për produkte shtëpiake që mund të dëmtonin rëndë ose të vrisnin një fëmijë. Hetuesit thanë gjithashtu se fëmija ishte shtruar në spital muaj para vdekjes së tij pasi kishte gëlltitur bateritë dhe vidhat./abcnews.al

Scroll to Top