24-vjeçari shqiptar kapet me heroin

Editor
1 Min Read

Një i ri shqiptar në Crotone të Italisë është arrestuar pasi në banesën e tij u gjet më shumë se 1.5 kilogramë heroinë.

24-vjeçari po ashtu nuk ishte një emigrant i rregullt në Itali. Raportohet se gjatë kontrollit në banesën e të riut u gjetën tre pako me heroinë të mbështjella me shirit ngjitës dhe të fshehura në një dollap.

Në përfundim të operacionit policor, autoritetet sekuestruan drogën dhe sendet e tjera, ndërsa shqiptar u arrestua.

Ndaj tij rëndon akuza e posedimit të drogës me qëllim shitje, ndërsa do të jetë Prokuroria Publike e Crotones që do të marrë një vendim përfundimtar për të.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *