JiL.al - Jeto i Lumtur

25-vjeçarja goditet me thikë nga partneri në sy të fëmijës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një vajzë është gjetur e plagosur me thikë në mes të rrugës në Patra të Greqisë. Protothema shkruan se e reja e cila është dërguar në spital për mjekim.

Bëhet fjalë për një 25-vjeçare, e cila u godit me thikë nga partneri i saj në sy të fëmijës së tyre.

“Mami im… ai të vrau… Ndihmë”, tha fëmija i vogël.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Sakaq mësohet se i dashuri i saj ka qenë i dehur kur e ka qëlluar atë me thikë.

Policia greke është vënë në kërkim të tij ndërsa e reja ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Scroll to Top