27-vjeçari nga Laçi nuk i bindet urdhrit për të ndaluar,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Tiranë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Kodra e diellit”. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, hodhi në tokë një armë zjarri pistoletë dhe u largua, identifikohet dhe shpallet në kërkim 27-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas që qarkullonin me një automjet tjetër.

Policia e Tiranës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kodra e diellit”.

Gjatë operacionit, te Kodra e Diellit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dy automjete të cilave iu kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesit e tyre nuk iu janë bindur urdhrave dhe kanë tentuar të largohen. Njëri prej tyre ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap duke hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, ndërsa drejtuesi tjetër është kapur dhe ndaluar bashkë me pasagjerin.about:blank

Në vijim të veprimeve, u identifikua dhe u shpall në kërkim drejtuesi që braktisi automjetin, shtetasi A. I., 27 vjeç, banues në Laç. Vijon puna për kapjen e tij.”

Ndërkohë, blutë e kryeqytetit njoftojnë se kanë nisur procedim edhe ndaj dy personave të tjerë, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi municioni luftarak.

“Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 27 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin, si dhe për shtetasin E. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasagjeri në këtë automjet, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

Policia e Tiranës

Scroll to Top