
Rrugorja e Lezhës ka bërë bilancin e dy javëve të para të gushtit, duke evidentuar shkelje të shumta të Kodit Rrugor. Gjatë kësaj periudhe, janë vendosur 2,094 gjoba për shkelje të ndryshme, përfshirë drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, përdorimin e celularit dhe mosvënien e rripit të sigurimit.
Në total, 3 shoferë janë arrestuar, ndërsa 14 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me drejtuesit e mjeteve.