Futbollisti turk Merih Demiral, i cili aktualisht luan te Atalanta së bashku me Berat Gjimshitin, ka zbuluar që disa fanella që i ka në koleksion, përfshirë edhe atë të Cristiano Ronaldos, do t’i vendos në ankand për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi.
Mbrojtësi që ka luajtur me Cristiano Ronaldon te Juventusi, ka thënë se fanella e portugezit e nënshkruar do të dal në ankand.
“Sapo fola me Kristiano Ronaldon. Ai tha se i vinte shumë keq për atë që ndodhi në Turqi.
Ne po shesim fanellën e Ronaldos të nënshkruar në koleksionin tim me një ankand.
Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do t’i dhurohen Shoqatës Dude për t’u përdorur në zonën e tërmetit.
Vetëm pas disa minutash Demiral ka shkruar që edhe kapiteni i Juventusit, Leonardo Bonucci, gjithashtu do të dhurojë një fanellë për të ndihmuar të goditurit nga tërmeti.
“Tani fola me futbollistin e Juventusit, Leonardo Bonuçi.
Ai shprehu trishtimin e tij dhe tha se qëndrojnë së bashku me njerëzit e Turqisë.
Ai gjithashtu tha se ka dhuruar një fanellë të firmosur të Juventusit”, nënvizoi Demiral.
Vlen të theksohet se futbollisti njohur turk është i martuar me modelen shqiptare Heidi Lushtaku dhe kanë një fëmijë.