47-vjeçari dhe djali i tij vriten nga fqinji, nuk do ta besoni arsyen

Jil
Jil
2 Min Read

Një krim brutal ku përfshihej një 47-vjeçar dhe një 27-vjeçar ndodhi të dielën e kaluar në Brooklyn. Autori, një fqinj i tyre, i ekzekutoi pasi u kishte bërë vërejtje për shkak të shqetësimit nga zhurmat.about:blank

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Jason Pash, siç quhet autori, duke u përleshur fillimisht me 27-vjeçarin Chinway Maud dhe nënën e tij dhe pak sekonda më vonë, njerku i 27-vjeçarit, Vladim Maturin, i cili ishte edhe një bodybuilder amator, baba i katër fëmijëve, shfaqet duke mbajtur një palë gërshërë në duar.

Më pas Pash shihet duke nxjerrë një armë nga brezi dhe me të fillimisht qëllon 47-vjeçarin dhe më pas ekzekuton 27-vjeçarin.

Autori, në fakt, pasi ka vrarë 27-vjeçarin, është kthyer tek njerku dhe i ka qëlluar me armë, para se të kthehej i pashqetësuar në banesën e tij. Policia që nxitoi në pallatin e banesës mblodhi gjithsej nëntë gëzhoja nga vendi i krimit.about:blank

Siç tha bashkëshortja e 47-vjeçarit që vdiq pas vrasjes së dyfishtë, ajo dhe familja e saj kishin vite që ziheshin me fqinjin e tyre për zhurmën. Sipas saj, në natën fatale, autori ka protestuar sërish për zhurmën, ku në të njëjtën mënyrë është përgjigjur edhe viktima 47-vjeçare, e cila ka shkaktuar sherr.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *