49-vjeçari plagos me thikë kushëririn në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 49-vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë pasi ka plagosur me thikë kushëririn e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Policia thotë se i plagosuri është një 31-vjeçar, i cili është transportuar drejt spitalit për ndihmë të specializuar.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftim:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tish Daija”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.about:blank


Nga veprimet e shpejta hetimore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Z., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

49-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij, shtetasin K. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top