Në çdo marrëdhënie, si kur është një histori e nisur shumë kohë më parë, edhe kur përmblidhet vetëm në disa të dala bashkë, rreziku që partneri të mërzitet me ju dhe të nisë të kërkojë emocione të reja, fshihet gjithmonë pas qoshes. Ndonjëherë, kjo varet nga faktorë të jashtëm, por ndonjëherë shkaku jeni pikërisht ju, sjellja dhe disa mënyra të çuditshme të të bërit të gjërave, edhe pse të paqëllimta.
Ja atëherë, 5 sjelljet që duhen shmangur nëse nuk doni që partneri të ikë e t’ju lërë të vetme.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
I bëheni barrë
Secili nga ne dëshiron një partner të pavarur, të fortë e të përgjegjshëm, si djemtë dhe vajzat. Kemi nevojë për një njeri ku mund të besojmë dhe të mbështetemi çdo moment. Burrave u pëlqen të dëgjojnë që gruaja e tyre ka nevojë për ta, por kjo nuk do të thotë që u pëlqen të ndihen të përdorur ose të sresohen. Ruani jetën tuaj, miqtë tuaj, hobet tuaja dhe, në hapësirën e përbashkët, ruani individualitetin tuaj.
Të jesh e fejuar nuk do të thotë të heqësh dorë nga vetja. Madje, të zhvillosh personalitetin tënd do të ndihmojë të kesh një vizion pozitiv për veten dhe brenda çfitit.
Nuk ndani të njëjtat interesa me partnerin
Rutina mund të jetë shkatërruese, sidomos kur jeni bashkë prej shumë kohësh. Pak shpërqendrim dhe ndonjë ndryshim mund të sjellë ajër të freskët, duke qenë që çifti do përballet me situata të reja që ndihmojnë për t’u njohur më mirë.
Të fejuarit tuaj i pëlqen të skijojë ndërsa ju e urreni borën? Mundohuni të paktën një herë, të vishni skitë dhe të ndani pasionin e tij. Herës tjetër, do jetë më i motivuar t’ju shoqërojë për të parë atë filmin super romantik që do donit të shihnit. Guxoni, surprizojeni partnerin dhe bëjeni raportin më dinamik: rruga do të jetë pa pengesa.
Në fillim tentoni, pastaj frikësoheni
Fillimi i çdo historie është gjithmonë i bukur: jemi argëtuese, simpatike, nuk ankohemi thuajse kurrë dhe nuk shfaqemi as shumë xheloze apo paranojake, por sapo hyn në lojë një lloj sigurie në këtë histori, diçka mund të ndryshojë. Dhe, megjithëse partneri mund të jetë i dashuruar, nëse has një person të ndryshëm nga ai që kujtonte, mund të jetë e pakëndshme. Mos lejoni që stresi të ndikojë humorin tuaj dhe mësoni t’i shihni gjërat nga një perspektivë ndryshe. Qetësohuni: zgjedhja e tij jeni ju, pjesa tjetër nuk ka rëndësi.
Pretendoni gjithçka dhe e pretendoni tani
Shumicën e herëve, duket se janë pikërisht vajzat që duan t’u vënë etiketa marrëdhënieve që po jetojnë, duke u hedhur me kokë në marrëdhënie të pushtuara nga dëshira për të qenë “të fejuara zyrtare” në kohën më të shkurtër. Djemve u pëlqejnë sfidat, provokimet, fluturat në stomak dhe nëse këto mungojnë, emocioni dhe tensioni do të zhduken brenda një sekonde.
Kështu që mjaft dëshiruat t’i shpejtoni gjërat me çdo kusht: mos jepni shpejt shumë siguri dhe, mbi të gjitha, mos u bëni të sigurta në dorën e askujt. Silluni në atë formë që partneri juaj ta kuptojë vlerën tuaj dhe të angazhohet për të merituar vëmendjen tuaj. Kjo do ju kushtojë pak mund në fillim, por pastaj do të jetë ai që do t’ju vërë në plan të parë. Nëse do besonim te arsyeja, në dashuri fiton ai që ikën…
Çështje kimie
Të bërit dashuri është një nga përvojat më intime në çift. Për këtë aryse, rregullsia dhe cilësia e seksit janë thelbësore: përpiquni gjithmonë të qëndroni të afërt si fizikisht dhe mendërisht dhe mos ndaloni kurrë së provuari gjëra të reja. Të njohësh partnerin është e rëndësishme, por të dish të japësh momente unike dhe të paharrueshme nën çarçafë, nuk është, absolutisht, më pak.https://www.botasot.info/life-style-showbiz