Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Vini re se titulli këtu thotë “më të shkurtër,” jo “të shkurtër” Sepse të qenit trupvogël apo e shkurtër nuk paraqet asnjë problem, por qëndrimi, veshjet dhe aksesorët e gabuar të cilat vënë në pah gjatësine e trupit e për më tepër të krijojë një iluzion tjetër, atëherë ky po është një problem.
6 këshillat e mëposhtme tregojnë se çfarë njerëzit e shkurtër nuk duhet të bëjnë që të duken edhe më të shkurtër:
1. Qafat e këpucëve janë shumë të larta
Për t’u dukur shtatlartë duhet të krijoni idenë e një vije vertikale të gjatë me sa më pak ndërprerje pamore të jetë e mundur. Qafat e larta të këpucëve fshehin pjesën e përparme të këmbës dhe “shkurtojnë” këmbët.
2. Fundet tuaja nuk janë mjaftueshëm të shkurtër
Nqs mendoni të vishni një fund a fustan sigurohuni gjithmonë që të jenë mjaftueshëm të shkurtër. Gjatësia e gabuar do të krijojë gjithashtu idenë e gabuar mbi gjatësinë tuaj.
3. Ju jeni duke bërë njerëzit të shohin poshtë
Përpiquni të vini në pah gjithnjë pjesën e sipërme të trupi tuaj. Flokët, grimi, aksesorët do të heqin vëmendjen nga pjesa e poshtme e cila ka dhe më pak “pika të forta”.
4. Çantat tuaja janë shumë të mëdha
Sado të bukura e në modë të jenë, çantat e mëdha nuk janë për njerëzit trupvegjël. Madhësia e tyre, e cila arrin shpesh herë pothuajse deri në fund të këmbëve, ofron një pamje aspak të këndshme.
5. Flokët tuaj janë shumë të gjatë
Trego më shumë lëkurë, e kur bëhet fjalë për flokët, lëkura nënkutpn shpatullat dhe kraharorin. Një lloj krehjeje ose prerje e shkurtër tërheq vëmendjen tek qafa, e cila i shton ndriçim fytyrës.
6. Pantallonat e gjera
Nëse keni vendosur që të vishni panatallona të gjera, bëjeni, vetëm më parë sigurohuni për diçka. Vishni këpucët me platformë dhe mos i tregoni ato.