Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ndonjëherë janë mendimet ato që dëmtojnë seriozisht shëndetin tonë mendor dhe rrjedhimisht vetëbesimin. Prandaj është shumë e rëndësishme të marrim fuqinë e mjaftueshme për t’i kontrrolluar dhe selektuar vetëm ato që na shërbejnë. Ka mendime aq toksike, sa s’bëjnë gjë tjetër veçse përkeqësojnë situatat e përditshme të jetës sonë. Pasi t’i keni zbuluar cilat janë, mbajini sa më larg trurit!
1. Mendoni në ekstreme
Përveç të bardhës dhe të zezës, kujto që ka dhe ngjyra!
Pse mendjet inteligjente përqafojnë rregullin e ‘Të shkruarit në të kundërt’?
Ngjarje e vërtetë: Për pak mbeta edhe pa vajzën e adoptuar
Zgjidhni një zog dhe zbuloni se çfarë ndjesie ju mungon aktualisht në jetën…
A ka ndikuar në vetëvlerësimin tuaj qëndrimi vetëm gjatë pandemisë..?
2. I analizoni gjërat më shumë seç duhet!
Kujto se gjërat janë të thjeshta, je ti që po i vështirëson.
3. Nuk e pranoni feedback-un pozitiv!
Ndihesh gjithnjë sikur s’e meriton! Çliroje veten nga kjo ide dhe në vend të saj, besoji komplimentit që sapo tu bë.
4. Lini emocionet të vendosin për ju
Duke menduar nën presionin e ankthit, e çoni veten drejt një vendimi të gabuar. Përballuni me frikën dhe shihni ç’është më e keqja që mund të ndodhë.
5. I përdor shumë fjalët “duhet”, “se s’bën”, “jam e detyruar”.
Në vend të tyre thuaj “unë mundem” dhe “dua”.
6. Del shpejt në përfundime
Përpiqu të mos paragjykosh dhe të mos krijosh ato skenaret e famshme që bën zakonisht. Çliroje veten!