Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
1 – Mungesa e përkushtimit
Kur njerëzit janë në një lidhje, përpiqen vazhdimisht që ta bëjnë personin e zemrës të ndihet i veçantë. Por nga ana tjetër, pas martesës, një pjesë e çifteve e konsiderojnë raportin si “të mirëqenë” dhe fillojnë të mos përkushtohen si zakonisht. Kështu, me kalimin e kohës, krijohet një hendek i madh mes bashkëshortëve.
2 – Raporti i ngushtë në fillim
Sipas një studimi të botuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, çiftet që janë tepër të lidhur në fillim, kanë më shumë gjasa që të divorcohen. Kur e shfaqni dashurinë vazhdimisht dhe surprizat arrijnë në atë pikë sa partneri nuk surprizohet më, situata mund të bëhet e mërzitshme pas martesës.
Kjo i bën njerëzit të mendojnë se nuk ka më ndjenja dhe rrit presionin në lidhje.
3 – Nuk ishte dashuri e vërtetë
Një ndër gabimet që bëjnë shumë çifte është se ngatërrojnë dashurinë me “të qenurit rehat”. Njerëzit që kanë lidhje prej shumë kohësh, mund të ndodhë që të mos jenë realisht të dashuruar me njëri-tjetrin, por thjesht të “jenë rehat”. Zakonisht ndodh që pasi martohen e kuptojnë se nuk janë vërtet të dashuruar. Shumë çife e kuptojnë këtë pasi janë martuar.
4 – Njerëzit ndryshojnë
Njerëzit ndryshojnë me kohën dhe po kështu interesat dhe nevojat e tyre. Ndryshojnë përparësitë. Ndryshimi është i pashmangshëm. Shumë çifte rriten me njëri-tjetrin dhe vendosin të ecin përpara, ndërkohë që të tjerë nuk e përballojnë dot së bashku ndryshimin dhe vendosin të ecin në rrugë të ndara për të përmbushur qëllimet individuale.
5 –Të mos qenurit gati
Të martohesh me dikë thjesht e vetëm sepse njiheni prej kohësh, nuk është arsye. Të lejosh presionin e miqve, kolegëve dhe familjarëve për të ndërmarrë një hap për të cilin nuk jeni gati, është e gabuar dhe mund t’ju çojë në divorc.
6 – Zbulimi i një ane tjetër të tij/saj
Të paturit një lidhje të gjatë nuk do të thotë se njihni gjithçka për të. Kur martoheni dhe filloni të jetoni bashkë, zbuloni shumë karakteristika, të cilat ndodh që të mos i pëlqeni.
Çështje si paratë, pasiguritë, mbivlerësimi, mospërfillja etj., janë të rëndësishme në një martesë.
7 – Mospërshtatja
Njerëzit ndodh që kanë edhe pritshmëri joreale për një lidhje të caktuar. Imazhi i “jetës së lumtur dhe të përsosur” nuk ekziston. Ndodh nëpër filma, por jo në realitet. Jo të gjithë janë të gatshëm për përgjegjësitë e martesës, pavarësisht se mund të hiqen sikur mund të përballojnë çdo vështirësi.https://www.botasot.info/showbiz/