7 të arrestuar sot në Tiranë

Jil
Jil
3 Min Read

Shtatë persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në Tiranë, nën akuzë për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se policia e ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 15 vjeçe. Gjithashtu një 42-vjeçar është vënë në pranga në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.

Uniformat blu kanë arrestuar 5 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, të cilët janë përfshirë në akzidente.

Policia e kryeqytetit njofton se kanë rënë në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. H., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. K., 42 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ndaj djalit të tyre të mitur.Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– M. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– A. G., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Filip Jani”, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. M., 22 vjeç. Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– E. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. Gj., 39 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 17 vjeç, pasagjer në motomjet, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet kamion, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– M. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *