7 të vdekur nga sulmet ruse në Kherson, mes tyre një foshnje

Jil
Jil
2 Min Read

Shtatë persona kanë humbur jetën, si pasojë e sulmeve ruse në rajonin e Khersonit, në jug të Ukrainës, njoftuan autoritetet vendase. Mes viktimave, ishte edhe një foshnje tre javëshe.about:blank

Sulmet në fshatin Shiroka Balka shuan një familje të tërë, prindërit, dy fëmijët, 12 vjeç dhe foshnjen, si dhe një banor tjetër. Dy burra u vranë në fshatin tjetër Stanislav, ku mbeti e plagosur edhe një grua.

Guvernatori i rajonit të Kherosnit, Oleksandr Prokudin tha sot se tre persona kishin mbetur të plagosur si pasojë e një tjetër sulmi që Rusia kishte kryer të shtunën.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë të shtunën në mbrëmje se forcat e Kievit kishin bërë përparim në jug, duke pretenduar njëfarë suksesi pranë një fshati kyç në rajonin jugor të Zaporizhzhias dhe duke marrë nën kontroll territore të tjera të papërcaktuara.

Në Rusi, zyrtarët lokalë njoftuan të dielën se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan tre dronë mbi rajonin Belgorod dhe një mbi rajonin fqinj Kursk, që të dy kufizohen me Ukrainën.about:blank

Ndërkohë në njoftimin e saj të përditshëm lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, ministria britanike e Mbrojtjes tha se grupi mercenar Wagner ka luajtur një rol kyç në sulmin ushtarak të Rusisë, por ekziston një “shans real” që Kremlini të mos i sigurojë më fonde.

TAGGED:
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *