Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Dëshira për të pasur sa më shumë para është e natyrshme. Dhe ne po ju vijmë në ndihmë duke ju treguar se cilat janë ato profesione që kanë më shumë mundësi se të tjerat për t’ju çuar drejt objektivit.
Agjent i patundshmërive – Nëse je i aftë të parashikosh tendencat e tregut dhe çmimeve dhe të marrësh parasysh edhe rrezikun, mund të bësh shumë para.
Avokat – Veçanërisht ata që marrin përsipër të zgjidhin çështje civile të klientëve të tyre, mund të fitojnë shuma të konsiderueshme të ardhurash vjetore.
Menaxher marketingu – Është një profesion që po fiton gjithnjë e më shumë terren dhe njëkohësisht paguhet mirë – natyrisht nëse arrini rezultate. Në këtë profesion, krahas pagës, rëndom paguhet si shtesë përqindje në kontratat e fituara.
YouTuber – Është një profesion i ri, por shumë fitimprurës për ata që dinë ta menaxhojnë. Gjithë ideja është tek tërheqja e klikimeve dhe shikuesve. Për të mbushur arkën tënde më pas mendon YouTube.
Kirurg estetik – Ndryshe nga një doktor që shpesh i takon të ndajë jetën nga vdekja, si estetit e ke më të lehtë dhe në vit, mund të përfitohen qindra mijëra euro të ardhura vjetore.
Ekspert i teknologjisë informative – Veçanërisht ata që merren me sigurinë në rrjet, karriera mund të rezultojë tepër pozitive. Ka kompani që ofrojnë për ekspertët mijëra euro pagë mujore.
Kontrollor i trafikut ajror – Është fjala për një pozicion tepër delikat që paguhet mirë. Ta zëmë, nëse punësoheni në Aeroportin e Prishtinës në këtë pozitë, paga mujore arrin 2000-3000 euro, një shifër mbresëlënëse në rrethanat tona.
Menaxher i fondeve të investimeve – Është fjala për fonde të cilat investohen në sektorë me risk, por përqindje tepër të lartë fitimi. Nëse je i zoti, 2 milion dollarë të ardhura në vit i ke të siguruara. Duhet thënë që ky profesion nuk është i përhapur në Kosovë.