JiL.al - Jeto i Lumtur

8 profesione që ju pasurojnë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dëshira për të pasur sa më shumë para është e natyrshme. Dhe ne po ju vijmë në ndihmë duke ju treguar se cilat janë ato profesione që kanë më shumë mundësi se të tjerat për t’ju çuar drejt objektivit.

Agjent i patundshmërive – Nëse je i aftë të parashikosh tendencat e tregut dhe çmimeve dhe të marrësh parasysh edhe rrezikun, mund të bësh shumë para.

Avokat – Veçanërisht ata që marrin përsipër të zgjidhin çështje civile të klientëve të tyre, mund të fitojnë shuma të konsiderueshme të ardhurash vjetore.

Menaxher marketingu – Është një profesion që po fiton gjithnjë e më shumë terren dhe njëkohësisht paguhet mirë – natyrisht nëse arrini rezultate. Në këtë profesion, krahas pagës, rëndom paguhet si shtesë përqindje në kontratat e fituara.

YouTuber – Është një profesion i ri, por shumë fitimprurës për ata që dinë ta menaxhojnë. Gjithë ideja është tek tërheqja e klikimeve dhe shikuesve. Për të mbushur arkën tënde më pas mendon YouTube.

Kirurg estetik – Ndryshe nga një doktor që shpesh i takon të ndajë jetën nga vdekja, si estetit e ke më të lehtë dhe në vit, mund të përfitohen qindra mijëra euro të ardhura vjetore.

Ekspert i teknologjisë informative – Veçanërisht ata që merren me sigurinë në rrjet, karriera mund të rezultojë tepër pozitive. Ka kompani që ofrojnë për ekspertët mijëra euro pagë mujore.

Kontrollor i trafikut ajror – Është fjala për një pozicion tepër delikat që paguhet mirë. Ta zëmë, nëse punësoheni në Aeroportin e Prishtinës në këtë pozitë, paga mujore arrin 2000-3000 euro, një shifër mbresëlënëse në rrethanat tona.

Menaxher i fondeve të investimeve – Është fjala për fonde të cilat investohen në sektorë me risk, por përqindje tepër të lartë fitimi. Nëse je i zoti, 2 milion dollarë të ardhura në vit i ke të siguruara. Duhet thënë që ky profesion nuk është i përhapur në Kosovë.

Scroll to Top