Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Me siguri ju të gjithë e njihni ndjesinë që ju pushton sa herë që pyesin të afërmit, miqtë, por edhe ata që i takon për herë të parë në jetë “Ç’kemi ndonjë të re?” Ashtu siç kuptoni që nuk e kanë fjalën as për një punë të re, as për një fustan të ri e as për një çantë të re që një ditë më parë e ke blerë me shumë qejf. Natyrisht, nuk e kanë fjalën as për ndonjë të re nga shtëpia, nga të afërmit, kështu që është e kotë të bësh sikur nuk e kuptove pyetjen… “Ç’kemi ndonjë të re?” është gjithmonë pyetje goditëse, e cila, në varësi të njerëzve që ta thonë, shpeshherë kthehet në fyese…
Madje, po aq fyese sa edhe kur të pyesin “sa e ke rrogën” dhe po aq fyese sa kur të identifikojnë kilogramët që “paske shtuar dy javët e fundit”. Është po njëlloj fyese kur, fare pa takt, ajo pjesë e njerëzve që janë më larg rrethit miqësor, guxon edhe të të “analizojë” gjendjen shpirtërore për shkak të mungesës së një partneri. Ose, më keq akoma, të të ngushëllojë me shprehjen klishe: “Më mirë vetëm se e shoqëruar keq…” Po kush tha që ndihem keq, sepse nuk jam e shoqëruar? Kush tha që ndihem keq nga mungesa e një njeriu në krah? Kam plot arsye të tjera për t’u ndier mirë me veten dhe me moshën.
Nëse ka të tjerë bashkëmoshatarë të mi që “vuajnë”, nuk është problem im. Unë kam shumë arsye për t’u ndier mirë dhe në paqe me veten…. Aq kohë sa nuk ma bëjnë më pyetjen “ç’kemi ndonjë të re?”
1 – Sepse besoj se më e mira akoma nuk ka ardhur (naive mund të dukem, por kështu besoj)
2 – Sepse mund të bëj gjithçka që dua
3 – Sepse mund të dal me çdo djalë që dua
4 – Sepse mund të kem kohë pa fund për gocat (vdes për girl’s time)
5 – Sepse krevatin e kam të gjithin për vete
6 – Sepse jeta seksuale nuk ka rregulla
7 – Sepse mund të vesh çdo gjë që dua
8 – Sepse mund të jem shoqe me ish të dashurin
9 – Sepse nuk kam pse të depilohem gjatë gjithë kohës
10 – Sepse, megjithatë, mund të kem fëmijë
11 – Sepse nuk kam pse t’i ndaj racionet
12 – Sepse mund t’i bëj të gjitha gjërat e çmendura që më pëlqejnë t’i bëj gjithmonë
13 – Sepse nuk e ndaj gardërobën me askënd
14 – Sepse mund t’i takoj djemtë kudo dhe në çdo kohë
15 – Sepse… divorci
16 – Sepse nuk kam pse bëj “marrëveshje” me vjehrrit
17 – Sepse “përgjithmonë” është një kohë e gjatë
18 – Sepse nuk kam pse të bëj dhurata ditëlindjesh, përvjetorësh, festash (nuk më dalin paratë për ta bërë këtë)
19 – Sepse të kesh fëmijë do të thotë të ndryshosh tërësisht jetën
20 – Sepse mund t’i mbaj unazat në gishtat që dua
21 – Sepse martesa nuk është më klisheja “flutura në stomak”
22 – Sepse djemtë kanë nevojë për ndihmë. Për gjithçka
23 – Sepse mund të shpenzoj 30 për qind të pagës për gjërat që më pëlqejnë shumë (ose edhe më shumë)
24 – Sepse disa prej femrave më tërheqëse që njohim janë single
25 – Sespe koha është akoma në favorin tim
26 – Sepse 30-at janë 20-at e reja
…/jetoilumtu.al/