JiL.al - Jeto i Lumtur

Të gjitha arsyet përse shenja e KUNDËRT në astrologji është shpirti juaj binjak; Ja të përbashkëtat që ju lidhin përjetë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të kundërtat tërheqin,të paktën kështu thuhet e besohet gjerësisht. Ashtu siç mund ta merrni me mend, nuk është gjithmonë e lehtë. Kushdo që ka në krahë shenjën e kundërt zodiakale e di sa përpjekje duhen për ta bërë lidhjen të funksionojë. Në astrologji formohen gjashtë çifte kozmike të quajtura polaritete, të cilat janë dy shenja që qëndrojnë drejtpërdrejt përballë njëra-tjetrës. Ndonëse duket e ‘pamundur’ Living do listojë të gjitha arsyet përse shenja e kundërt mund të jetë shpirti juaj binjak

Dashi + Peshorja
Kjo dyshe ka të bëjë me një ekuilibër delikat midis vetvetes dhe të tjerëve. Dashi është impulsiv e kokëfortë (i drejtuar nga Marsi), ndërsa Peshorja (e drejtuar nga Venusi që kërkon ekuilibrin) e qetë dhe harmonike. Dashi shpërthen në të qindtën e sekondit, ndërsa Peshorja shuan konfliktet në të qindtën e sekondit. Skenari më i mirë? Peshorja i mëson Dashit si të qetësohet dhe të ndajë “skenën” me të tjerët ndërsa Dashi mëson partnerin/en të tregohet i vërtetë e të mos vendosë gjithmonë nevojat e të tjerëve para.

Demi + Akrepi
Demi, i sunduar nga Venusi, e rrotullon jetën e tij rreth gjërave që e kënaqin, e plotësojnë, dhe Akrepi (i sunduar nga Plutoni, perëndia e nëntokës) zhytet thellë për të zbuluar skutat më të errëta të njerëzve. Në mënyra të ndryshme, secili pasuron shumë jetën e tjetrit. Demi mund t’i ofrojë Akrepit shumë kënaqësi dhe një jetë të mirë, ndërsa Akrepi nxit Demin të eksplorojë të panjohurën e “egër”.

Binjakët + Shigjetari
Si Binjakët ashtu edhe Shigjetarët janë të dy super kurioz për njëri-tjetrin dhe për gjithçka. Binjakët përqendrohen në detaje ndërsa Shigjetari aventurier (i sunduar nga Jupiteri) përpiqet ta shohë jetën e tijë të gjithë si një tablo. Së bashku, ata janë praktikisht të pandalshëm.

Gaforrja + Bricjapi
Bricjapi, i sunduar nga Saturni shumë i rreptë, i pëlqen logjika dhe di të punojë, të punojë, të punojë, ndërsa Gaforrja e udhëhequr nga Hëna noton në ujëra më intuitivë. Kate Middleton dhe Princi Ëilliam janë një bashkim Gaforre-Bricjap dhe ja ku janë duke jetuar në një Pallat Mbretëror

Luani + Ujor
Luani gjithçka që mendon lidhet me ngjitjen e shkallëve të karrierës dhe sociales, ndërsa Ujorin e shqetësojnë ‘hallet e botës” . Secili ka diçka për t’i mësuar tjetrit, ndaj ndonëse të ndryshën, të lindurit nën këto shenja shkojnë me të vërtetë shumë mirë.

Virgjëresha + Peshqit
Virgjëresha është shenja e zgjuar e zodiakut dhe Peshqit ëndërrimtarët e butë. Të dy dëshirojnë të jenë në shërbim të të tjerëve, por qasjet e tyre janë…, të ndryshme. POR në fund, a nuk ka rëndësi qëllimi final.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top