Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi ka prezantuar dje albumin e ri.
“Rrugë me nota” mban titullin ky projekt, i cili përmban gjithsej dhjetë këngë të kompletuara me klipe.
Bashkëpunëtorë të këtij albumi janë: Enis Mullaj, Big Basta, Tiri Gjoci, Armend Rexhepagiqi, Aida Baraku, Astrit Stafai, Alban Selimaj etj.
Në vitin e kaluar, ajo prezantoi Shqipërinë në Eurovision bashkë me familjen e saj.