Një rast shumë i pazakontë ka ndodhur një ditë më parë në rubrikën “Pa Filtra”, në “E Diell”
Një rast shumë i pazakontë ka ndodhur një ditë më parë në rubrikën “Pa Filtra”, në “E Diell”. Në studio është prezantuar një 36-vjeçare e veshur me fustanin e nusërisë.
Briselda nga Mallakastra erdhi e prekur në studio. Dy javë më parë ajo u martua me një djalë më të vogël në moshë se ajo. Këtë gëzim të saj, ajo e ndau në rrjetet sociale, ku shumë komentuese e kanë paragjykuar, madje dhe disa e kanë mallkuar në mënyra të ndryshme.
Pasi tha se donte që të ndahej nga bashkëshorti, opinionistët e këshilluan që të mos e bënte një veprim të tillë vetëm për shkak të paragjykimeve. Madje ata i thanë që të merrte në tel efon partnerin dhe t’i thoshte se e donte dhe nuk do e linte.
Por jo vetëm kaq, pasi në fund, Briselda heq paruken dhe tregon që ka qethur flokët zero për pacienten e saj e cila është duke bërë kimoterapi si pasojë e kancerit të gjirit.
“Kauza ime e tetorit rozë është se jeni shumë të bukura, si të dobëta, si të shëndosha, si të gjata, si të shkurtra, si me flokë dhe si pa flokë. Jeni shumë të bukura, jeni mbretëresha. Unë kam shumë paciente që bëjnë terapi dhe një nga ato po bën kimioterapinë dhe më tha ‘nuk vij dot se kam rruar flokët’. I thashë mirë, qetha dhe unë flokët dhe ne të dyja do ikim te kjo festë”, tha 36-vjeçarja.