Arbana Osmani flet për rikthimin në ekran

Editor
1 Min Read

Moderatorja Arbana Osmani ka folur për planet e saj të ardhshme në televizion, pas më shumë se një viti shkëputje nga ekrani.

Moderatorja, në një intervistë për emisionin ‘Oxygen’, është shprehur se do të bëjë diçka që nuk e ka bërë përpara, që do të përfshijë gjithçka që ka bërë përpara.

“Po përpiqem të bëj diçka që nuk kam bërë përpara, me gjithçka që kam bërë përpara. Pra, pak ‘Big ‘Brother, pak reality, pak ‘Dua të të bëj të lumtur’, pak ‘1001’ pse, pak muzikë, pak festival.

Unë kam pasur fatin të bëj shumëllojshmëri programesh dhe të gjitha kanë nga pak unë, pak Arbana. Unë jam emocionale, e bëj me pasion. Asgjë nuk e bëj për kot. Dua të kënaqem”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse bëhet fjalë për hapjen e një podcast-i, Arbana e mohoi duke thënë ‘jo’.

Pas prezantimit të edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, moderatorja u shkëput nga ekrani dhe iu fut botës së biznesit duke hapur një rrjet restorantesh me disa pika në Shqipëri dhe Kosovë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *