Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka qenë katër ditë në spital, për t’u trajtuar nga sëmundja e pneumonisë.
Lajmin e papritur e bëri të ditur vetë Rodriguez përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Ndonëse tani thotë se është në gjendje më të mirë shëndetësore, ajo thotë se është ende duke u rikuperuar në shtëpi me familjen e saj.
“Më në fund u ktheva në shtëpi. Kalova katër ditë në spital me pneumoni. Jam më mirë tani, por ende po rikuperohem në shtëpi me familjen time”,
“Dua të falënderoj stafin, mjekët dhe infermierët dhe të gjithë në spital… Ata u kujdesën shumë mirë për mua”, shtoi partnerja e yllit portugez.