Këngëtarja shqiptare Loredana, ka shkruar librin e saj të parë.
“Kur zemra ime u thye”, ka vendosur Loredana ta titullojë librin, ndërkaq bëhet fjalë për jetën e saj.
“Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramtiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është më e trishta, sepse është e imja, e dini? E kam ndier, përjetuar dhe jetuar”, ka shkruar Loredana në Instagram.
“Kështu që, mirë se vini në historinë time, të cilën e kam shkruar edhe pse ndonjëherë dhemb të kthehesh në plagët e së kaluarës, t’i përjetosh ato përsëri. Këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat as në ëndrra nuk t’i bëja publike më parë. Libri im ‘Als mein herz brach’ /Kur zemra ime u thye/ del më 18 nëntor dhe është i disponueshëm kudo”,