Olta Gixhari ‘bën për dy lekë’ Rezart Veleshnjën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rezart Veleshnja është përballur me debate të ashpra mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP Kosova për gjuhën e përdorur ndaj banorëve të tjerë. Një moment tensioni ndodhi kur Rezarti, gjatë një diskutimi, e quajti kolegun e tij, Besfort Daka, homoseksual në një term pezhorativ. Ky koment shkaktoi reagime të menjëhershme nga audienca dhe nga opinionistët e programit.

Opinionistja Olta Gixhari e kritikoi publikisht Rrezartin për këtë sjellje, duke theksuar se fjala e tij ishte e papranueshme dhe e dëmshme. Ajo kërkoi respekt dhe mirëkuptim mes banorëve, duke nënvizuar se përdorimi i gjuhës diskriminuese dhe ofenduese nuk ka vend as në jetën reale dhe as në një format si Big Brother, që promovon bashkëjetesën dhe komunikimin.

Scroll to Top