Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një 56-vjeçar me inicialet M.GJ., banues në fshatin Domgjon, ka humbur jetën pas një incidenti Dtë rëndë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Gjakëz rreth orës 13:00, ndërsa viktima po priste dru dhe u godit aksidentalisht në kokë nga një degë druri.
Pavarësisht përpjekjeve për ta dërguar me urgjencë në spital, 56-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për shkak të dëmtimeve të rënda.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.