JiL.al - Jeto i Lumtur

Të jesh nënë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shumë njerëz, veçanërisht gratë, flasin vetëm për anën e bukur të prindërimit, duke i anashkaluar vështirësitë dhe përpjekjet sepse shihet disi me sy të shtrembër kur thua që je e lodhur sepse ti vet ke dashur një fëmijë. Shoh shumë profile në instagram me postime se si bebet e tyre janë të përkryera dhe kjo krijon një ide të gabuar dhe pritshmëri tepër të larta për nënat e reja. Të jesh nënë e një të posalinduri do të thotë të jesh e rraskapitur dhe e harxhuar, të të humbet përqëndrimi dhe vëmendja për shkak të mungesës së gjumit, të kesh vështirësi me çfarëdo mënyrë ushqyerje që ke zgjedhur dhe mbi të gjitha këto, të përballesh me njerëzit që vazhdimisht të tregojnë se si duhet të veprosh. Të jesh nënë e re do të thotë orë të gjata të përpjekjeve për t’i kuptuar të qarat e fëmijës dhe përpjekjeve për të mos qarë ti vetë për shkak të hormoneve dhe lodhjes. Por, të dashura nëna, bebet janë bebe. Është vështirë të merresh me to, nuk flenë natën, i ushqen çdo dy orë, kanë ngërçe, dhe metoda e tyre e vetme e komunikimit është të qarët dhe kjo është krejt në rregull. Ju po bëni një punë të shkëlqyer dhe kjo do të vijë duke u bërë më e lehtë. Do të flesh mirë përsëri, dhe dalngadalë, ditë pas ditë, do të ndihesh më shumë vetja dhe do të jesh e shkëlqyer në rolin e nënës, sepse, nuk duhet të jetë e lehtë për t’ia vlejtur mundi, thjesht duhet ta mbash mend që në fund të ditës je duke e bërë më të mirën që mundesh dhe kjo mjafton.

 

Nga  Jeto I Lumtur.al

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top