Arbana Osmani ka dy fjalë përpara nisjes së programit

Editor
1 Min Read

Në mbrëmjen e sotme, nis programi më i ri i Arbana Osmanit “Mirëmbrëma yje”, lidhur me të cilin ju kemi bërë me dije dhe më herët. Sakaq, pak momente më herët Arbana ka ardhur me një reagim në rrjete sociale teksa i ka dedikuar dy fjalë programit dhe të gjithë personave që janë gjendur aty për të. Në një postim në të cilin ka ndarë disa fotografi rreth prapaskenave të xhirimeve, Arbana shkruan përbri:

“Sonte nis “Mirëmbrëma yje” një program që e kam shumë përzemër për atë çka përfaqëson për mua që shpresoj të përçohet dhe tek ju.

Një hapësirë me energji të mira, njerëz frymëzues, histori të padëgjuara, muzikë “prej vërteti” dhe të qeshura nga shpirti. Kam dashur të bëj një program që kur të mbarojë të lërë një shijë të mirë tek njerëzit dhe uroj me gjithë zemër te arrij këtë që është pikësynimi im i vetëm. Nuk do t’ia kisha dalë dot pa partnerë dhe bashkëpunëtorë që besuan në këtë projekt pa patur asnjë “frame” para syve.”

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *