Banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë bërë bashkë pas spektaklit ‘Prime’ mbrëmë.
Temë diskutimi mes tyre ishte ardhja e motrës së Dianës dhe lajmi që i kumtoi ajo se babai i tyre është sëmurë dhe se për këtë dëshiron të largohet nga ky format.
Po ashtu motra e Dianës u shpreh për raportin e saj me Arionin duke thënë se ky i fundit po e pengon në lojë.
Arioni, mes tjerash, u shpreh se mendja po i shkon gjithkah dhe nuk dëshiron të hamendësojë.
Gjithkah po më shkon mendja – por nuk po du me hamendësu se gjithkah po më shkon mendja”, u shpreh Arioni.
Ndërkohë që Diana u shpreh se
“Ky (Arioni) nuk më ka ndalë me bo lojën time. Për mua vetëm nuk përputhet kurrkund sepse unë e di vetë se qysh e kam jashtë me familjen time përderisa kurrë në jetë nuk më janë përzi se kënd e njoh”, u shpreh Diana.