​10 mënyra si të fitoni më shumë respekt në vendin e punës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nëse fitoni respekt në vendin e punës do të keni më shumë vetëbesim dhe do të avanconi në karrierë. Respekti në vendin e punës do të thotë kur të tjerët e admirojnë mënyrën se si bashkëvepron me ta. Pra, ata duan të bashkëpunojnë me ju dhe gjithçka do të jetë më efikase.

Jini proaktivë

Kjo vlen sidomos kur nuk jeni të ri në atë kompani. Është e rëndësishme që ta zhvilloni veten si të pavarur dhe punonjës proaktiv të cilët janë në gjendje që të marrin vendime, por edhe të marrin përgjegjësi për t’i përfunduar disa detyra sa herë që është nevoja. Krijoni shprehi që t’i ndihmoni të tjerët sa herë që është nevoja!

Mbani premtimet

Nëse i premtoni ndonjë kolegu që do ta ndihmoni në ndonjë projekt, sigurohuni që ta mbani fjalën! Besimi është themelor për respektin, prandaj është e rëndësishme që t’i bëni të tjerët të besojnë që jeni person i cili e mban fjalën.

Të përpiktë

Shkoni në punë herët, uluni në tavolinën e takimeve para se të fillojnë dhe përgjigjuni në emaile dhe telefonata sa më shpejt që të jetë e mundur! Tregoni që keni respekt për kohën që të tjerët t’ju respektojnë juve!

Kur të pajtoheni dhe kur jo

Edhe punonjësit më të mirë nuk pajtohen nganjëherë, por është e rëndësishme që të jeni pozitivë kur e shihni se diçka krijon konflikte. Nëse ai mospajtim është për diçka të vogël dhe nuk ndikon në produktivitet, mund ta thoni.

Shmangni thashethemet

Sa më shumë kohë që të kaloni në një kompani më shumë do të lidheni me disa nga kolegët. E rëndësishme është që këtë lidhje mos ta kaloni në thashetheme për të tjerët. Mbajeni atë nivel profesionalizmi, sa ata të mos mendojnë që do të flisni edhe për ta pasi ta kthejnë shpinën!

Me këmbë në tokë

Edhe pse mund të keni bërë vite në atë kompani dhe keni avancuar në karrierë, mundohuni të qëndroni të thjeshtë! Edhe pse keni bërë përvojë dhe jeni aftësuar mirë, mos harroni që ka ende gjëra për të mësuar! Respektoni mendimet dhe idetë e të tjerëve, ashtu siç dëshironi t’i respektojnë tuajat!

Kodi moral

Zhvillimi i kodit moral ju ndihmon që të gjindeni në situata të vështira e kohë krizash, duke e mbajtur respektin edhe gjatë këtyre momenteve.

Praktikoni empatinë

Mundohuni t’i kuptoni edhe pikëpamjet e kolegëve! Mund ta keni idenë tuaj si t’i zgjidhni problemet, por nëse i dëgjoni edhe të tjerët ç’kanë për të thënë, do t’i bëjë ata të ndiheni të vlerësuar dhe të mirëkuptuar.

Inspironi dhe motivoni të tjerët

Bëni çfarë të mundeni për t’i frymëzuar dhe motivuar të tjerët! Jepni frymë pozitive dhe punë të palodhshme sa më shpesh të mundeni! Kjo zakonisht u thuhet udhëheqësve, por po aq shumë vlen edhe për punonjësit që nuk kanë pozita udhëheqëse.

Vendosni kufij

Vendosja e kufijve të shëndetshëm është aftësi e rëndësishme, sepse do t’ju ndihmojë ta fitoni respektin e kolegëve tuaj. Nganjëherë nuk do të mund t’i arrini disa gjëra, andaj është më mirë që të jeni të sinqertë dhe t’i tregoni udhëheqësit që ju duhet më shumë kohë.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top