Xumi i kthehet keq Gjestit në sy të Eglit: Të mbaj në ajër, legen!

Editor
1 Min Read

Një tjetër moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. E sigurisht protagonist ka qenë Gjesti! Kësaj here këngëtari është kërcënuar nga një tjetër banori i shtëpisë, nga Xumi.

Teksa po qëndronin në një nga ambientet e shtëpisë, Gjesti me qëllim për ta ngacmuar Xumin ia hodhi shapkat në drejtim të tij. Ky gjest i këngëtarit nuk i pëlqeu aspak influencierit i cili iu drejtua me tone të ashpra duke i thënë: “Të mbaj në ajër legen, mos ma hidh mua shapkën ashtu. Kalama b*the”.

I gjithë ky episod u regjistrua para syve të Eglit, banores ndaj të cilës kanë shprehur pëlqim të dy konkurrentët, si Xumi, po ashtu dhe Gjesti.

E teksa ndaj Xumit, Egli e ka thënë “troç” që nuk ndjen asgjë dhe nuk e sheh më shumë se shok, për Gjestin ajo ka shprehur simpati, madje na ka lënë të kuptojnë se më vonë një histori dashurie mund të lindtë mes tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al