Mbrëmë Egli duket se është mërzitur me Gjestin për shkak të disa komenteve të këtij të fundit
Mbrëmë Egli duket se është mërzitur me Gjestin për shkak të disa komenteve të këtij të fundit. Teksa po qëndronin jashtë te shtëpia e “Big Brother VIP 4”, Banorja i thotë këngëtarit që të mos e komentojë teksa bën dush.
“Mos bëj batuta seksi Egli se më duhet të të kthehem në sy të tjerëve”, i tha banorja dhe Gjesti nisi të këndonte.
Nga ana tjetër, këngëtari i thotë që ‘të jenë vetvetja’ dhe ‘pse merren gjërat seriozisht aty’.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Oh moj Egli
Egli: Ej hajde pak këtu. Mos më bëj mua ashtu batutash kur lahem unë “o seksi Egli” se pastaj duhet me t’u kthyer edhe unë në sy të tjerëve dhe nuk dua me t’u kthyer në sy të tjerëve. Se pastaj do marrin zemër dhe do thonë ‘e sheh, e sheh si është’. Se unë sot jo të kam mbrojtur por kam qenë ‘all in’. ‘Team Gjesti’. Mos bëj batuta që duhet me t’u kthye pastaj
Gjesti këndon: Ej seksi Egli
Egli: Ashtu. Veç t’a dish se më duhet të të kthehem.
Gjesti: Po ça ke, pse çdo gjë duhet me e marrë seriozisht
Egli: Nëse më thua mua në dush ashtu, unë i jam kthyer çdo çuni që ka bërë batutë
Gjesti: Rrini vetvetja vëlla
Egli: Vetvetja jam unë
Gjesti: Hajde natën e mirë
Egli: Natën e mirë nuk më thua mua, natën e mirë ndonjë tjetri këtu, kujt je mësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.