Kjo e hënë ka nisur me tensione në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Gjatë një momenti në dhomën e gjumit, Gjesti hodhi një kapuç mbi Aldon, i cili nuk reagoi. Pasi Gjesti hodhi një tjetër objekt, Aldo, që po pinte ujë, e ktheu duke ia hedhur Gjestit. Më pas, Aldo u largua, ndërkohë që Gjesti komentoi mënyrën se si ai iku, duke thënë: “Qysh po ikin. Ka ik si prej dreqit”.
Ky moment vjen pas disa debateve të tjera që kanë pasur Gjesti dhe Aldo, ku shkaku i tensioneve ishte afrimiteti që Gjesti pati me Eglin në fillim të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme. Edhe mbrëmjen e djeshme, banorët u përfshinë në një debat, ku Gjesti kërkoi nga Aldo që të mos e përsëriste më fjalën ‘depresion’, duke e sqaruar se të qash nuk do të thotë se je në depresion.