
Brenda pak ditëve, dy zarfa të zinj erdhën në shtëpi, një që përjashtonte Jozin për shkak të komenteve denigruese dhe fyese, dhe një tjetër që përjashtonte G Banin për dhunë fizike.
Të dy ata kërkuan falje për veprimet e tyre dhe shpjeguan se si përse ndodhën ato situata.
G Bani: Jam ndjerë bosh. Më mungon një pjesë e imja. Dua të shfrytëzoj mundësinë dhe të jap një mesazh. Ata që shpërndajnë urrejtje dhe përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës, aty nuk ka qenë një shqiptar i Shqipërisë që ka goditur një shqiptar të Kosovës. Aty ka qenë G Bani që ka goditur Gjestin.
Nuk u peshkova nga Gjesti. Gjesti dhe mbështetësit e tij do të donin shumë që ta quanin këtë si një lëvizje të Gjestit. Unë kam qenë i mërzitur për dikë tjetër aty brenda. Kur Gjesti këndoi këngën “Qorri i Lazit”, për t’u tallur me syrin tim të majtë… Nga anët e mia, kur dikush preket në hundë, është sikur të kanë sharë nga nëna. Nuk lejoj askënd të më prekë. Është trupi im.