“Merri ilaçet!” Sherr i ashpër mes Gertës dhe Rozanës

Editor
1 Min Read

Një debat i fortë ka shpërthyer mes Gertës dhe Rozanës në dhomën e grimit, ku në një moment situata u tensionua aq shumë sa ndërhyri edhe Valbona me tone të larta.

Përplasja vazhdoi edhe në zonën e dushit, ku Rozana ndoqi Gertën nga pas, duke shkëmbyer akuza të ndërsjella. Në kulmin e debatit, Gerta i tha Rozanës “Merri ilaçet”, ndërsa kjo e fundit u përgjigj se ato i merr për shkak të shtatzënisë.

Situata arriti kulmin kur Gerta e spërkati Rozanën me ujë në fytyrë, duke e lagur plotësisht. Rozana i kërkoi asaj të fshinte fytyrën me një peshqir, por Gerta e injoroi dhe vazhdoi dushin.

Pas kësaj, Rozana u pa e përlotur, duke lënë të kuptohet se debati e kishte prekur emocionalisht. Ndërkohë, ajo paralajmëroi Gertën se mund të përballet me një penalizim të rëndë, duke i thënë: “Kësaj here do të dalësh me zarf të zi.”

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al