
Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, G Bani vijon të jetë tepër aktiv në rrjetet sociale. Megjithatë, një postim i tij së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ai ka postuar një foto krah Xheneta Fetahut, ish-partneres së Gjestit, teksa uron për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Nuk dihet nëse G Bani dhe Xheneta kanë pasur njohje të mëparshme apo ajo që i bashkoi ishte vetëm festa e pavarësisë së Kosovës.
