Më në fund! Joz Marku sqaron raportin me Valbona Mhillin

Editor
1 Min Read

Joz Marku, pas përjashtimit të tij nga Big Brother VIP Albania 4, ka folur për herë të parë në disa studio televizive për ngjarjet që ndodhën brenda shtëpisë. Përjashtimi i tij erdhi pas një deklarate të rëndë që ai bëri në drejtim të banorit tjetër, Gjestit.

Në një intervistë në programin “Wake Up”, ai ka sqaruar marrëdhënien që ka me Valbona Mhilli.

Jozi tha: “Valbonën gjithmonë e kam cilësuar shoqen time, nuk e kam parë kurrë me atë shikimin tjetër. Ne njiheshim pak, pastaj aty në shtëpi jemi afruar, ka kontribuar në qëndrimin tim në shtëpi.”

Ai e theksoi se lidhja e tij me Valbonën është një miqësi e thellë, duke shtuar: “Neve na lidh një shok i përbashkët, Valbona e ka si vëlla, ky na ka lidhur me njëri-tjetrin.”

Nga ana tjetër, Valbona ka deklaruar që Jozi është njohur me vëllezërit e saj dhe me disa shokë, duke lënë kështu hapësirë për më shumë komente rreth raportit të tyre.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al