Një tjetër dron ‘zbarkon’ në shtëpinë e BBV, ja për kë banor është

Editor
1 Min Read

Një moment emocionues dhe i paharrueshëm ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti dhe Egli morën një surprizë të jashtëzakonshme nga ajri. Një parashutë me flamurin kombëtar u shfaq mbi oborrin e shtëpisë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithë banorëve.

Ajo që e bëri surprizën edhe më të veçantë ishte një fotografi unike e dyshes, e vendosur në parashutë, ku shkruhej “Team Nubi”, një shprehje që Gjesti e ka përdorur shpesh brenda shtëpisë.
Dizajni i fotografisë ishte simbolik dhe emocionues: në njërën anë, pranë Eglit, ishte flamuri kombëtar, ndërsa pranë Gjestit, flamuri i Kosovës, duke simbolizuar lidhjen e fortë mes tyre dhe mbështetjen e madhe që kanë jashtë.
Ky moment i papritur i emocionoi pafund Gjestin dhe Eglin, të cilët e përjetuan me gëzim dhe mirënjohje këtë gjest të bukur nga fansat e tyre.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al