“Kur u ndamë ne të dy”
U ndamë ne të dy
Në heshtje e lotë.
Nuk u pamë me sy.
Zemrat copë-copë.
Ti e zbehtë meit
Puthja jote e ftohtë
Mbeta kandil pa dritë
Malldjeguri në botë.
Vesa mëngjesore
Më ka lagur ballë,
S’të kap më përdore;
Jam akull e uj’ valë.
Premtimet u shuan
Fluturuan n’erë
Emrin tënd përflasin
Të quajnë pa nder.
Sa dëgjoj emrin tënd,
Më pikon thellë në shpirt;
Diç më shpon tej e tej
Pse ishe aq e mirë?
Njerëzit e dijnë
Shumë të desha ty
Dhe të njohin mirë;
Sa vlen kjo për të dy.
Fshehur u takuam
Po vuaj në vetmi
Të ta harroj zemrën
Si të dyshoj për ty?
Po të të takoj
Pas shum’ e shum’ vjetë
Do të të përshëndes
Me lotë dhe heshtje.
,ndër poezit ë më të trishta për ndarjen nga Lord Bajron. Do t’ju emocionojë
Jeto I Lumtur