
Një moment dramatik u zhvillua në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Egli, e rënduar emocionalisht, shpërtheu në lot dhe kërkoi të largohej nga gara.
Gjatë spektaklit, ajo iu drejtua Ledion Liços me tone të dëshpëruara:”A mund ta lë shtëpinë? E di që nuk është në rregull ta kërkoj tani, por nuk mundem më”, u përgjërua ajo mes lotëve.
Duke parë gjendjen e saj, Ledioni e ftoi menjëherë në dhomën e rrëfimit për ta qetësuar dhe për të kuptuar më shumë mbi arsyet e shqetësimit të saj.
Egli shpjegoi se nuk janë vetëm ngjarjet e fundit ato që e kanë lodhur, por një sërë situatash dhe fjalësh që janë grumbulluar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
“Nuk është vetëm kjo që ka ndodhur tani, janë shumë gjëra të tjera që më kanë rënduar”, u shpreh ajo, teksa përpiqej të mbante lotët.
Ledioni, duke u munduar ta qetësonte, i tha: “Fituesit e vërtetë janë ata që kanë qenë të sinqertë dhe të vërtetë që nga fillimi. E kuptoj që je investuar emocionalisht, por mos harro se kjo është pjesë e rrugëtimit”.
Pavarësisht përpjekjeve për ta qetësuar, Egli vazhdoi të ndihej e tronditur, sidomos pas situatave të fundit me Gjestin, të cilat duket se kanë ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale.
Ende mbetet për t’u parë nëse ajo do ta marrë vendimin përfundimtar për të lënë shtëpinë apo do të gjejë forcën për të vijuar garën.