SPAK-u i sekuestroi pasuritë, zbardhet vendimi i Gjykatës për biznesmenin: Janë objekt i ligjit antimafia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

 

 

Zbardhet vendimi i gjykatës së Posaçme për sekuestron e pasurive të biznesmenit Anton Gjinaj.

Sipas Gjykatës pasuritë e sekuestruara janë objekt i ligjit antimafia.

Për 23 pasuritë e sekuestruara gjykata ka dalë më përfundimin se ekzistojnë prova se këto pasuri janë përfituar në mënyrë te kundraligjshme.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata theklson se personat që i posedojnë këto prona, të ardhurat e përfituara në mënyrë të ligjshme i kanë më të vogla nga vlera e pronave që disponojnë.

Gjithashtu në vendimin e gjykatës thuhet se ka arsye të bazuara  për të besuar këto prona mund te tjetërsohen tek persona të tjerë me qëllim që ato mos te konfisokohen. 23 pasuritë e sekuestruara i kalojnë agjencisë së https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrrimit të aseteve të sekuestruara.

Në vendimin prej 14 faqesh gjithashtu thuhet se trafikimi i drogës në vitin 2006, ku ka qenë i përfshirë Pashuk Gjinaj, me vlerë rreth 2 milion eurosh.

Anton Gjinaj është i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia spanjolle, për trafik të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në prill të vitit 2021 në Mal të Zi, ndërsa ishte në kërkim nga Spanja.

Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë.

jetoilumtu.al/

Burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top