Jozi i dha infomacion nga jashtë? ‘Terbohet’ Rozana…

Editor
1 Min Read

Që në momentin e parë, ai nisi përplasjen me Rozana Radin, me të cilën pati debate të forta para eliminimit të tij.

Joz Marku ka tërhequr vëmendjen e publikut me rikthimin e tij në Big Brother VIP Albania.

Që në momentin e parë, ai nisi përplasjen me Rozana Radin, me të cilën pati debate të forta para eliminimit të tij.

Gjatë një bisede, Rozana e pyeti me një ton tendencioz: “Si i kishe të shtëpisë jashtë?”. Jozi iu përgjigj shkurt: “Mirë, por situatë alarmante jashtë”, duke lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur mes tij dhe të afërmve të Rozanës.

Kjo deklaratë e vuri këngëtaren në dyshime, duke i kërkuar me ngulm një sqarim. Megjithatë, Jozi u shpreh se nuk mund të flasë për këtë çështje, pasi e ka të ndaluar nga rregullat e formatit. Ai shtoi se do të konsultohej me Vëllain e Madh për të parë nëse i lejohet të japë më shumë detaje.

E revoltuar nga përgjigjet e paqarta, Rozana shkoi menjëherë në Dhomën e Rrëfimit, duke kërkuar një shpjegim mbi situatën. Nuk dihet nëse Rozana e ka marrë informacionin që e kërkoi nga Jozi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al