Vrasja e 30-vjeçares në Tiranë/ Ja çfarë u gjet në apartamentin…

Editor
1 Min Read

Brenda apartamentit ku u gjet e vrarë 30-vjeçarja me shtetësi të huaj në Tiranë, policia ka gjetur vetëm 10 cent dhe asnjë dokument identifikimi të viktimës. Sipas burimeve, dhoma ishte boshatisur kur shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje, dhe dyshohet se bashkëshorti i viktimës mund të ketë marrë me vete dokumentet e saj për t’u larguar. Viktima, që ishte shtetase gjermane, ishte akomoduar në Tiranë bashkë me partnerin e saj, dhe dyshohet se vrasja ka ardhur pas një grindjeje mes çiftit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe ka ngritur një grup hetimor. Viktima u gjet e pajetë në banesën që kishin marrë me qira, me shenja thike në trup, ndërsa partneri i saj është shpallur në kërkim. Dyshohet se ai ka marrë dokumentet dhe mund të jetë larguar nga Shqipëria.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al