Gjesti e pranon: Tani ndihem si burrë i martuar…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të diel me një episod maratonë nga ora 16:00 deri në 19:00.

Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

Në pjesën e dytë me moderatorë Gjesti dhe Laerti. Të ftuar fillimisht Rozana dhe Ola.

Edhe pse moderator ishin Gjesti dhe Laerti, Rozana i ka bërë një pyetje Gjestit, meqënëse tashmë lidhja me Eglin u bë zyrtare.

Sipas saj, atmosfera në shtëpi ka ndryshuar, që kur Gjesti dhe Egli zyrtarizuan lidhjen.

Edhe Laerti e ngacmoi disi Gjestin, por Rozana ishte më e drejtpërdrejtë.

Rozana: Gjesti si po ndihesh tani që lidhja u pranua?

Gjesti: Po ndihem si burrë i martuar!

Më pas Laerti  dhe Ola uruan besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit; Agjerim të pranuar!

Scroll to Top